Moti i keq/ Ndalohet hyrja e mjeteve të rënda në Greqi

0
14





Autoritetet e Policisë greke, në bazë të një njoftimi që i kanë dërguar Policisë Kufitare Kakavije, sqarojnë se për shkak të kushteve të vështira të motit, në territorin Grek nuk do të lejohet qarkullimi i mjeteve të tonazhit të rëndë për një hark kohor deri në përmirësimin e kushteve të motit.

Ndërkohë do të lejohet qarkullimi i autoveturave vetëm me zhinxhirë.

Policia Kufitare e Kakavije iu bën thirrje të gjithë drejtuesve të mjeteve të tonazhit të rëndë që duan të udhëtojnë drejt Greqisë, që të shmangin udhëtimin deri në përmiresim të kushteve të motit.

.





LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here