Moti i keq në Francë dhe Itali, humb jetën 1 person

0
24

This post has already been read 20 times!

Një zjarrfikës vdiq dhe 19 persona u zh.dukën në Francë dhe Itali pasi një stuhi go.diti rajonet kufitare të dy vendeve, duke shkaktuar përmbytje të mëdha që fundosën rrugët dhe dëmtuan shtëpitë, thanë autoritetet të shtunën.

Stuhia, e quajtur Aleks, shkatërroi disa fshatra përreth qytetit të Nicës në Rivierën Franceze. Kryebashkiaku i Nicës, Christian Estrosi e quajti atë katastrofën më të madhe të përmbytjes në zonë për më shumë se një shekull pasi fluturoi me helicopter mbi zonën e goditur më keq.

“Rrugët dhe rreth 100 shtëpi u rrëmbyen nga uji ose shkatërruan pjesërisht,” i tha ai kanalit francez të lajmeve BFM.

Të paktën tetë persona u zhdukën në Francë, thanë autoritetet. Aty përfshihen dy zjarrfikës, automjeti i të cilëve u mor nga një lumë i fryer, sipas dëshmitarëve lokalë të cituar nga disa media franceze.

 

/RDA News

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here