Moti i keq, të sëmurit me Covid i dërgohet gjenerator pas ndërprerjes së energjisë

0
21





Reshje të dendura dëbore përfshinë dhe qarkun e Elbasanit gjatë pasdites së djeshme duke shkaktuar problematika të ndryshme në akse rrugore dhe furnizimin me energji.

Emergjencat Civile bëjnë me dije se gjatë natës është ndërhyrë në dy raste urgjente ku iu rrezikohej jeta dy qytetarëve.

Kështu në fshatin Xibrakë, një person kishte mbetur i bllokuar në rrugë. Ai u transportua me urgjencë në spital, pas ndërhyrjes së mjeteve të bashkisë për të hapur aksin.

Rasti i dytë i urgjencës u regjistruar në Gjyrale të Gostimës, ku bashkia e Cerrikut dërgoi një gjenerator për një të sëmurë me Covid që përdorte aparat oksigjeni, pas ndërprerjes së energjisë.

.





LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here