‘Motra vuri duart në kokë, para 4 ditësh më tha se…’, vëllai i Lefterit i t.ronditur, tregon se çfarë ndodhi në 97-ën

0
145

This post has already been read 24 times!

Thanasi vellai i Lefterit, qe eshte bere emri me i lakuar ne 48 oret e fundit, rrëfeu për “Abc News” se i moshuari ishte martuar tri herë dhe kishte 5 fëmijë.

Gruaja e parë, me të cilën kishte pasur një djalë, i kishte ndërruar jetë nga një sëmundje.

Ishte martuar për herë të dytë duke pasur tre djem dhe së fundmi, në martesën e tretë kishte pasur një vajzë 14- vjeçare.

“Jam Thanas Zhidru, vëllai i Lefter Zhidrut. Nuk dinim asgjë nga këto gjëra këtu, e dinim që ishte mirë me familjen e tij, me gruan dhe vajzën. Dhe u habitëm dje kur e pamë në televizor. Ai nuk ka pasur të bëjë fare, asnjëherë me armë apo gjëra. Ka 15-20 vjet në Elbasan dhe as nuk ngacmoi njeri apo ta ngacmonte njeri. Kaloi 1997-ën dhe nuk pati asnjë problem”, është shprehur ai.

A ju ka shfaqur ndonjë problem?

Para katër ditësh ka komunikuar motra ime dhe më tha se ishin shumë mirë.

Më tha që kishte folur me vëllain, nusen dhe vajzën. Kishin folur në telefon, ishin duke qeshur.

Edhe motra ime vuri duart në kokë dje dhe gjithçka është enigmë. Ai ka qenë shumë i duruar me njerëzit.

  

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here