Mrekulli/ Francesko Toti zgjon nga koma vajzen qe kishte muaj aty

0
170

This post has already been read 18 times!

Një ngjarje emocionuese ka ndodhur së fundmi në Itali. Ilenia Matili, tifoze nga qyteti i Romës pësoi një aksident me makinë në dhjetor të 2019-ës dhe prej asaj kohe, vogëlushja luftoi mes jetës dhe vdekjes për 9-të muaj. Ajo ka qenë në koma për muaj me rradhë, derisa një video e Françesko Totit mbërriti për ta zgjuar. Sipas mediave italiane, duke ditur se ajo ishte një tifoze e flaktë e futbollit, familjarët e saj shpesh i vendosnin himnin e Romës, derisa falë ndihmës së shoqatave u sigurua një video nga Totti.

Kapiteni legjendar i drejtohej:

Ilenia mos u dorëzo, ti do i’a dalësh. Jemi të gjithë me ty”
Menjëherë pas kësaj videoje, Ilenia është përmirësuar ndjeshëm dhe ka arritur të dalë nga koma. Mediat e cilësojnë si një mrekulli, ndërsa vlen të theksohet se edhe efekti i Tottit ka qenë vendimtar për shëndetin e adoleshentes.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here