MSH: Sot janë kryer 612 vaksinime anti-Covid

0
14





Procesi i vaksinimit ka vijuar sot në dy qendrat e vaksinimit në Tiranë dhe Shkodër si dhe në Shtëpitë e të Moshuarve.

Ministria e Shëndetësisë në një njoftim për mediat bën me dije se gjatë ditës së sotme janë kryer 612 vaksinime anti-Covid për personelin shëndetësor dhe në shtëpitë e të moshuarve.

Po ashtu bëhet me dije se që nga fillimi i vaksinimit, e kanë marrë dozën e parë të vaksinës 1693 persona, 620 mjekë dhe infermierë kanë marrë dozën e dytë dhe në total janë kryer 2313 vaksina antivCOVID.

Ndërkohë situata e infektimeve vijon të jenë të rënduar, pasi në 24 orë janë konfirmuar me Covid 1075 raste të reja dhe 18 persona kanë humbur jetën.

.





LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here