Artisti i njohur shqiptar Neritan Liçaj ka reaguar me tone tejet të forta ndaj Edi Ramës. Në një status në rrjetin social Facebook, Liçaj ka kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama, ndonëse opozita pësoi një humbje të thellë në këto zgjedhje.

“Unë vazhdoj të jem për vetëm një thirrje Rama ik!

Të gjitha thirrjet e tjera më duken tentativa për të ndihmuar Ramën në këtë moment.

Mua Rama ma ka vënë shkelmin në fyt, e askush tjetër.

Rama nuk ikën do thoni ju! Ikën nëqoftëse bashkohemi të gjithë për t’a rrëzuar… por kjo bëhet të bashkuar, jo të përçarë si zoqtë e korbit.

Diktatori është Rama. Shumë e thjeshtë. Kështu e mendoj unë të paktën”, shkruan aktori.


Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here