Kryeministri Edi Rama në intervistën e tij të parë pas fitores së mandatit të tretë, ndodhet këtë mbrëmje në studion e Opinion. Ndërkohë Blendi Fevziu i ka drejtuar të paktën dy herë pyetjen se a janë paguar këto vota që ka marrë PS apo jo.

Rama e ka mohuar teksa ka thënë se fitoren e PS e kanë pasqyruar edhe disa sondazhe, jo exitpolle, por sondazhe.

Rama i ka thënë se Fevziut se një sondazh të tillë e ka bërë edhe TV Klan por nuk është transmetuar, duke thënë me batutë se ndoshta nuk i ka lënë Lulzim Basha ta publikojnë.

Fezviu nuk e ka pranuar që është bërë sondazh, ndërkohë që Rama i tha se këtë ia ka pohuar pronari i TV Klan, Aleksandër Frangaj, teksa më pas i ka kërkuar që ta publikojë këtë sondazh ku del që zgjedhjet i fiton PS, sipas opinion të publikut.

“E ka Sandri në kasafortë”, i përgjigjet me humor Fevziu.

“Thuaj Sandrit, kërkoja, se ai nuk po fle. Nxire mo këtu tani sondazhi, pse nuk e nxjerr”, i përgjigjet Rama. /ShkodraNews


Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here