Mund ta kenë marrë peng

Një 25-vjeçar i quajtur Ilir Daka, me origjinë nga Dibra, prej tre ditësh rezulton i zhdukur në rrethana të paqarta. Rasti është denoncuar nga vëllai i tij, me profesion doktor.

Vëllai i 25-vjeçarit bën me dije se ai është parë për herë të fundit tek sheshi “Wilson” në kryeqytet. Ai punonte në një Call Center si dhe bashkëjetonte me të dashurën e tij.

Më datë 17 maj në orën 19:00 ai ka folur për herë të fundit me të dashurën e tij, me të cilën takohej çdo ditë për t’u kthyer së bashku në shtëpi. Por takimi nuk është bërë i mundur pasi telefoni i tij ka rezultuar i fikur.

Familjarët kanë bërë denoncim në Komisariatin Nr. 4 në kryeqytet por ende nuk kanë marrë asnjë lajm për të. Familjarët dyshojnë se ai mund të jetë marrë peng.

Share:

Author: rda

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *