Mungonin ditën e sotme, produksioni i PërPuthen merr vendimin për Sindin dhe Julin

0
13





Produksioni i emisionit “Përputhen” ka vendosur të pezullojë Sindin dhe Julin pas ngjarjes që ndodhi në puntatën e djeshme. Vendimin e produksionit e transmetoi sot Bora Zemani në hyrje të programit, teksa u pa se dy konkurrentët nuk ishin të pranishëm në studio.

Sindi dhe Juli u përfshinë dje në një debat që degradoi deri aty sa konkurrentja tentoi të godiste Mevlanin. Debati nisi kur Juli e krahasoi Sindin me vajin e virgjër të Borshit e më pas Mevlani ndërhyri duke e krahasuar me tulipan.

Sindi mesa duket nuk i pëlqeu krahasimet dhe shpërtheu ndaj dy djemve duke lënë më pas studion.

.





LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here