Muzika përtej orës policiore (22:00), gjatë sezonit turistik u ka kushtuar pronarëve të disa prej lokaleve mjaft të frekuentuara gjatë zezonit turistik.

Reperi Rigels Rajku i njohur me ermin Noizy është gjobitur dhe është vënë nën hetim pasi ka vijuar muzikën në lokalin e tij në Durrës pas orës policore. E njëjta masë është marrë edhe ndaj një administratori të një lokali tjetër në qytetin bregdetar, Indrit Deti 26 vjeç, i cili po ashtu ka vijuar aktivitetin në lokalin e tij, përtej orës policiore.

Në vijim të kontrolleve për zbatimin e planit të masave për garantimin e rendit dhe qetësisë publike dhe monitorimin e lokaleve që vijojnë organizimet me muzikë pas orarit të përcaktuar për mbyllje, këto lokale janë konstatuar në kundërshtim me masat anticovid.

Policia e Durrësit procedoi penalisht për ‘Prishja e qetësisë publike’, reperin 35 vjecar, i cili zotëron një lokal në bregdet dhe administratorin e një lokali në lagjen 13 të Durrësit. Ndaj tyre është vendosur gjobë 1.000.000 lekë, për shkelje të orarit të përcaktuar në aktin normativ, për zhvillimin e aktiviteteve.

Aksioni i policisë u shtri edhe në jug. Në Vlorë, Dhërmi dhe Sarandë, 7 administratorë subjektesh janë ndëshkuar me masën administrative 1.000.000 lekë secili që u kapën duke ushtruar aktivitetin pas orës 24:00. Me gjobë e kanë pësuar edhe 2 administratorë lokalesh në Shëngjin, pasi kanë vijuar muzikën edhe pas orarit të përcaktuar për mbyllje.

Blutë apelojnë administratorët dhe pronarët e lokaleve që të respektojnë masat anticovid dhe orarin e përcaktuar për ushtrimin e aktivitetit. Pronarët e lokaleve nuk i shpëtuan as prangave të policisë gjatë aksionit të fundjavës. Në Gjirin e Lalzit u arrestuan dy pronarë për ndërtimin e objekteve pa leje dhe dy u proceduan dy punëtorë që kanë dhënë ndihmë për ndërtimin.

Njoftimi i policisë:

Vijojnë kontrollet nga Policia e Durrësit, për monitorimin e lokaleve që vijojnë organizimet me muzikë pas orarit të përcaktuar për mbyllje. U konstatuan duke ushtruar aktivitet me muzikë, procedohen penalisht dhe ndëshkohen me masë administrative, administratori një subjekti dhe pronari i një subjekti tjetër.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Plazh, në bashkëpunim me forcat “Shqiponja” në DVP Durrës, në vijim të kontrolleve për zbatimin e planit të masave për garantimin e rendit dhe qetësisë publike dhe monitorimin e lokaleve që vijojnë organizimet me muzikë pas orarit të përcaktuar për mbyllje, në kundërshtim me masat anticovid të vendosura nga organet kompetente. Në vijim të kontrolleve, shërbimet e Policisë kanë konstatuar dhe proceduar penalisht për veprën penale “Prishja e qetësisë publike” shtetasit:

I. D., 26 vjeç (administrator i një subjekti) dhe R. R., 35 vjeç, (pronar i një subjekti), banues në Durrës, pasi u konstatuan duke vijuar organizimin e aktivitetit me muzikë, në lagjen nr.13 Plazh, Durrës, pas orarit të përcaktuar për mbyllje.

Gjithashtu, për të 2 subjektet është vendosur masa administrative 1.000.000 lekë, për shkelje të orarit të përcaktuar në aktin normativ, për zhvillimin e aktiviteteve. Drejtoria Vendore e Policisë Durrës apelon për të gjithë administratorët dhe pronarët e lokaleve që të respektojnë masat anticovid dhe orarin e përcaktuar për ushtrimin e aktivitetit.




Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here