Pas vendimit të dhënë nga Gjykata e Elbasanit për autorin që shkaktoi aksidentin fatal me dy vik.tima një vit më parë, ka reaguar e revoltuar mamaja e 19-vjeçares Lusinda e cila ndërroi jetë.

Ajo ka shpërthyer pas vendimit të gjykatës së Elbasanit e cila dënoi me 4 vite burg autorin Behar Pema i cili shkaktoi aksidentin tra.gjik ku humbën jetën 2 vajzat Lusinda Garuja dhe Zheneta Qellia, 19 dhe 28 vjeçe.

“Gjykata ka bërë kr.im për herë të dytë, vendim qesharak. Ne i kemi falë për gjakmarrje, me dëshirë kemi firmos që nuk do marrim gjakmarrje”, u shpreh Remzija Garunja.

Shoferi i makinës tip “Benz”, Behar Pema goditi nga pas makinën tip “Volsëagen”, ku po udhëtonin katër vajza të reja.  Nga aksidenti i tmerrshëm i 13 shkurtit të vitit 2020, humbën jetën

Ndërkohë së fundmi Gjykata e Elbasanit dha katër vite burg për Behar Pemën, i cili aksidenti për vdekje dy vajza të reja dhe dy të tjera i la të plagosura.

Nëna e 19-vjeçares e cila kishte dalë me shoqet për të festuar, tha se përveçse gjykata i vr.au për herë të dytë, është përballur edhe me paragjykime.

“Edhe babai i Zhenetës tha në gjykatë se na i vratë vajzat për herë të dytë. Çdo vajzë ka qejf me dalë, më jetu jetën. Kam punuar 24 orë me u bërë qejfin vajzave, mos me i çu vik.tima. Por njerëzit gjykojnë, çdo vajzë, 19 vjeçe ka qejf me jetu. Nuk ka një muaj që kam filluar me dalë. E çova për qejf, jo me ardhur në arkivol të ftohtë”, përfundoi me lot në sy.

 

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here