Pasditen e sotme në emisionin “Rudina” ishin të ftuar Uljanova dhe Gëzim Çalini, një çift simpatik shqiptar. Dikur ata jetonin në Greqi dhe punonin në Mykonos.

Çifti rrëfyen tmerrin e përjetuar, kur iu kishin ngatërruar foshnjën në një spital në Athinë. Në vend të djalit atyre iu kishin sjellë një vajzë. Uljanova tha se diçka të tillë ia kishin bërë qëllimisht pasi ishin pa dokumente.

Ndërkohë, Gëzimi shtoi se kishin dëgjuar shpesh që në atë spital bëhej tregti.

“Kishin kaluar dy ditë dhe fëmijën nuk ma sillnin. Thërras infermieren dhe i them po pres fëmijën, më thotë prit derisa të ta sjellin. I thashë ka dy ditë që nuk po më vjen djali, më thotë ti ke bërë vajzë dhe jo djalë. I thashë unë vërtet kam bërë operacion, por mbaj mend që unë kam bërë djalë dhe jo vajzë. Më sjellin vajzën me një kordele rozë, e shikoj që në kordele i kishin vendosur mbiemrin dhe më pas emrin. Emri dhe mbiemri ishte i saktë. Faktikisht fëmija ishte nga Etiopia, ishe me ngjyrë, nënë si për herë të parë thoja pse kaq i zi, pse ajo hunda e shtypur. Pastaj thashë dale çfarë po pres, unë kam bërë djalë. Kjo ndodhi sepse isha pa dokumente.

Etiopianes i kishin thënë që i kishte vdekur fëmija dhe mbase çifti që donte të blinte fëmijën sepse ndodhte në atë spital, kishin dëgjuar shumë raste që ishte bërë tregti. Fëmijën e etiopianes na i japin ne dhe fëmija jonë nuk del fare në skenë. Pronarja e bëri publike, tha unë do sjell televizionet, urgjentisht nxirrni fëmijën sepse ditën që ka lindur Nova unë kam qenë prezente këtu me familjen time dhe ju nuk mund ta hidhni poshtë këtë dhe s’ka arsye që ju ta mbuloni këtë pjesë. Këtu përfiton dhe gruaja nga Etiopia, ajo kishte kërkuar trupin e fëmijës që ta merrte. Nuk harroj kur vjen dhe më puth duart dhe thotë ishte ti që kërkove fëmijën që përfitova dhe unë fëmijën tim.

Ishte fati jonë që fëmija nuk kishte dalë akoma nga spitali sepse nëse do e hiqnin nga spitali ne nuk do e gjenim më kurrë”, treguan çifti.

 


Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here