Na shokoi/ Bëri operacionin, shkon në shtëpi por kishte dhembje të tmerrshme, gruaja niset për spital, çuditen mjekët, ja ç’i gjetën

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Turqi. Gruaja Nurcihan Ogmen pas një operacioni përjetoi dhembje të mëdha.

Nurcihan iu nënshtrua një operacioni prej 5 orësh për heqjen e lëkurës së tepërt në bark dhe doli nga spitali të nesërmen. Ajo përfundoi sërish në spital pasi ndjente një dhimbje të fortë në bark dhe pjesa e stomakut ishte e enjtur, Kirurgu thuhet se i tha Nurcihan se kjo ishte normale dhe do të kalonte.

Më vonë ajo shkoi me burrin e saj Kubdettin Ogmen në Spitalin Shtetëror Soke pasi simptomat vazhduan për dy muaj. Një rreze X tregoi se Nurcihan kishte një gërshërë të lënë në bark.

Ajo u kthye te kirurgu i saj origjinal L.A., i cili hoqi gërshërët gjatë një operacioni që zgjati dy orë.

Nurcihan tha: “Pas operacionit, dhimbja ime u përkeqësua. U bë aq e rëndë sa që shkoja për kontroll pothuajse çdo javë. Mjeku nuk më besoi dhe më largoi duke thënë se thjesht duhet të kem durim. Ai më largonte dhe nuk ishte i interesuar të më dëgjonte dhe unë nuk mund t’ja shpjegoja dot gjithë dhimbjen e madhe që kisha. Ende e ndiej dhimbjen. Ende nuk jam shëruar plotësisht”, është shprehur ajo.

Nurcihan ka paraqitur një ankesë tek autoritetet lokale në lidhje me kirurgun së bashku me administratën e spitalit dhe personelin tjetër mjekësor të përfshirë në operacion. Zyrtarët e spitalit dhe kirurgu nuk kanë komentuar.

Share:

Author: rda

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *