Natën kur djali bëri 1 vjeç, kur u shtrimë burri më mësoi kuptimin e… – Korrieri.net


Një histori e dhimbshme është treguar nga një grua, e cila tregon se si burri e ndau në një nga ditët më të lumtura të jetës së saj.

“Përshëndetja, ju lexoj shpesh dhe në fakt pas temës së asaj zonjës që burri e kishte lënë pas 11 vitesh martesë, e mora guximin të shkruaj edhe unë historinë time.

Jam një bijë Puke dhe jam e martuar me një shtetas të huaj, e jetojmë jashtë.

Në fakt drama e jetës time u bënë muaj që ka ndodhur, por unë vetëm tani po arrij të flas.

Burri im më kërkoi divorcin, pikërisht në natën kur sapo kishim festuar ditëlindjen e parë të djalit tonë.

Kishim 5 muaj që komunikimin e kishim zero, nuk kishim më intimitet bashkë, debate po e po, por nuk mendoja kurrë se martesa ime do të përfundonte.

E ditëlindjen e djalit e pashë si një rrugë të mirë për t’u afruar.

Atë natë, kur u shtrimë, më tha se nuk është më i dashuruar me mua, e që nuk mendon se është në gjendje të kalojë më të gjithë jetën me mua.

U ndjeva shumë keq nga fjalët e tij, u bllokova totalisht, e për çudi nuk u bëra nervoze, sepse ai faktikisht më nervozon. Por atë natën kuptova çfarë është zhgënjimi.

U largua nga shtëpia, edhe kam qenë e gatshme të flas me të, por ai nuk negocion ndarjen.

Nuk të dua më dhe pikë, thotë ai.

Tani kemi nisur procedurat e divorcit, më saktë i ka nisur ai dhe më kërkon edhe djalin.

Jam e terrorizuar, nuk dua të ndahem nga djali. Kush ka kaluar diçka të tillë të më sugjerojë se çfarë duhet të bëj?

Ndjehem shumë keq, në Shqipëri nuk kthehem kurrsesi! Faleminderit dhe Zoti i bekoftë familjet tuaja!”, shkruan ajo.


Share:

Author: rda

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *