Ndahen paratë e zgjedhjeve, ja sa milionë lekë ka marrë PS, PD dhe LSI –

Partitë politike shqiptare nuk e harrojnë zakonin e vjetër të mos deklarimit të bilanceve në KQZ,  paçka se ndryshimet e Kodit Zgjedhor parashikojnë penalitete të forta.

Janë 106 parti politike që nuk  kanë dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve raportet vjetore  financiar duke refuzuar për të bërë transparente burimet e financimit.

Si pasojë ndaj tyre KQZ në mbledhjen e kësaj të enjteve vendosi ti ndëshkojë.

Ilirjan Celibashi: Partitë politike janë gjobitur me 1 000 000 deri në 2 000 000 lekë.

KQZ vendosi edhe  për përcaktimin e vlerës në para të një vote, për partitë politike që morën pjesë në zgjedhjet e përgjithshme të 25 Prillit.

Ilirjan Celibashi: Vlera në para të një vote të vlefshme është 85 lekë. Ky vendim hynë në fuqi menjëherë. Pika e dytë ka të bëjë me kompensimin financiar pas zgjedhor. Partitë Politike që kanë qenë të regjistruara si subjekte zgjedhore kanë përfituar fonde paradhënie, për zgjedhjet e 25 prillit, janë 10 parti politike. Që një parti pas zgjedhjeve të kompensohet duhet të kalojë këtë 1 %.

Listën për kompensimin financiar e kryeson Partia Socialiste, e cila fitoi zgjedhjet, me 560 milionë lekë të vjetra  Në vend të dytë dhe të tretë renditen Partia Demokratike dhe LSI me nga  330 milionë lekë dhe 190 milionë lekë.

Share:

Author: rda

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *