30 patenta janë bllokuar nga Policia Rrugore e Vlorës në autostradën Fier-Vlorë, 24 orë pas ngjarjes që u mori jetën anëtarëve të familjes Gushi. Bilanc i rëndë ky në një kohë që gjithë opinioni publik është pa fjalë nga ngjarja e rëndë e regjistruar dje.

Papërgjegjshëmria e shoferëve të mjeteve ka bërë që Rrugorja të zbarkojë në terren dhe vetëm për pak orë, në autostradën e Vlorës, pak metra larg vendit ku ndodhi ngjarja rrugore, janë bllokuar 30 leje drejtimi.

Pra, duket se ndërgjegjësimi i shoferëve ka qenë vetëm në rrjetet sociale, pasi sot në rrugë, në të njëjtën rrugë, është bërë “lemeri” me patenta të tërhequra nga Policia.

Dy postblloqe janë vendosur sot në këtë aks.

Gazetari Enrik Mehmeti ka qenë duke raportuar live pak minuta më parë, kur efektivët e Policisë Rrugore kanë kapur me radarë një fuoristradë tip Mercedes Benz ML me 160 km/h. Shpejtësia e lejuar në këtë rrugë është 110 km/h.

Për shkelje të tjera të qarkullimit, janë ndëshkuar 80 drejtues mjetesh. Ata lëviznin me shpejtësi pak kilometra mbi atë të lejuarën, ose nuk kishin zbatuar rregulla të caktuara të qarkullimit.

Në punë, policët kanë një radar të ri i cili fotografon shpejtësinë e mjetit, mjetin dhe targën e tij, dhe e nxjerr gjobën automatikisht.




Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here