Ndërron jetë 5-vjeçari në Maliq

MALIQ

Ka ndërruar jetë fëmija 5-vjeç në  Maliq, i cili u ak.sident.ua nga babai i tij me traktor, pasditen e sotme.

Policia njofton, se pas transportimit ne spitalin e Korces, per shkak te lendimeve, 5 vjecari nuk ka mbijetuar.

Njoftimi:

Më datë 03.10.2020, rreth orës 17:00, shtetasi E. B., duke manovruar me një mjet tip traktor, në oborrin e stallave në fshatin Sheqeras, Maliq, ka lënduar djalin e tij shtetasin A. B., rreth 5 vjeç, i cili u transportua në Spitalin e Korçës, por fatkeqësisht nuk mbijetoi.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

/RDA News