Ndërron jetë infermierja pas një jave te Trauma

0
26

This post has already been read 16 times!

Infermierja Adelina Rizvani e cila pësoi aksídent teksa udhëtonte me ambulancë në Sarandë ka ndërruar jetë pas një jave  te Trauma.

57-vjeçarja ka humbur jetën mesditën e sotme në orën 15:00. Në orët e para të mëgjesit të 21 shtatorit, Rizvani u njoftua për një lindje në Sarandë dhe teksa kishte përfunduar po kthehej në shtëpi me ambulancë.

Ambulanca e drejtuar nga Aleko Kajo hyri kundravajtje në kryqëzim dhe u përplas me fuoristradën BMW X5 me targa angleze të drejtuar nga Kosta Kaca.

Këta të fundit shpëtuan me dëme, por infermierja jo. Adelina Rizvani shërbente si infermiere e maternitetit të Sarandës dhe një kundravajtje i mori jetën.

/RDA News

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here