Ndjekje si nëpër filma në rrugët e qytetit, uaaa ishin dy djem që planifikonin vr.asje? Si i bllokoi policia



Qarkullonin me armë zjarri me vete, nuk iu bindën urdhrit të Policisë për të ndaluar, hodhën armën e zjarrit dhe tentuan të largoheshin me një motoçikletë, arrestohet në flagrancë 1 shtetas, shpallet në kërkim 1 tjetër.

Sekuestrohet arma e zjarrit tip pistoletë.

Në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë në fushën e armëmbajtjes pa leje, në bazë të informacioneve të siguruara, shërbimet e Komisariatit të Policisë Berat kanë goditur një rast të armëmbajtjes pa leje.

Si rezultat u bë arrestimi i shtetasit H. Gj., 30 vjeç, banues në Drenovicë, Dimal, si dhe u shpall në kërkim shtetasi L. T., 25 vjeç, banues në Dyshnik, Berat.

Këta shtetas kanë qenë duke qarkulluar me një motoçikletë dhe në momentin që shërbimet e Policisë i kanë dhënë shenjë për të ndaluar, ata nuk i janë bindur urdhrit të tyre dhe kanë hedhur çantën e dorës, brenda së cilës u gjet një armë zjarri pistoletë.

Gjithashtu, nga kontrolli i ushtruar në banesën e shtetasit L. T. u gjetën dhe u sekuestruan një fishek pistolete, 1 shkop metalik dhe 1 thi.ke.

Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.




Share:

Author: rda

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *