Gjatë intervistës me Rudina Magjistarin, eshte zbuluar nje fakt domethenes per jeten e saj private.

Magjistari e ka pyetur se si e ka pritur familja e saj baladën me te cilen merr pjese te Kenga Magjike dhe i fejuari i saj Klevi, pasi teksti fliste për një lidhje toksike e cils e kishte lodhur mjaft vajzën nga sjelljet e të dashurit.

Soni nuk preferoi t’i përgjigjej asnjë pyetje përsa i takonte Klevit, duke na bërë të aludojmë se ajo i ka dhënë fund lidhjes 6-vjeçare që kishin bashkë.

Rudina Magjistari: Cilat kanë qenë përshtypjet e para të njerëzve të tu më të afërt në lidhje me baladën e fundit? Si e kanë pritur ata?

Soni Malaj: E kanë dëgjur dhe obobo teksti se mos e marrin sikur e ke personale.

Rudina Magjistari: Ky ka qenë komenti i Klevit?

Soni Malaj: Jo komenti i familjarëve, por e kanë pritur shumë mirë. Pastaj më thanë po ti na the që nuk do marrësh pjesë. E kam treguar shumë vonë si gjë.

Rudina Magjistari: Po Klevi jam kurioze sepse aty është një baladë që flet për një ndarje , “versioni im”, çfarë nuk i thua atij të shkretit andej matanë, kështu si ka qenë komenti i tij në lidhje me tekstin e këngës?

Soni Malaj: Kënga është pritur gjithmonë shumë mirë domethënë, e dinë që po bëra unë një baladë, do e bëj një baladë shumë të mirë.

Rudina Magjistari: Dhe jo gjithmonë është personle, Klevi është mësuar me një gjë të tillë. Të mbështet gjithmonë apo jo?

Soni Malaj: Po familja më mbështet.

Rudina Magjistari: Me Klevin bashkëjetoni më duket, kështu është thënë tek E Diela Shqiptare?

Soni Malaj: E shoh që ti ken ja katër herë që po e përmend, sot jemi për “Këngën Magjike” dhe unë jam më shumë e fokusuar aty.

Kujtojmë se e ftuar tek rubrika “Tani mund të këndosh” tek E Diela Shqiptare, Soni foli mjaft për partnerin e sa Klevi, ku tregoi se prej një viti ata dhe bashkëjetojnë bashkë. Por mesa duket, me kalimin e kohës gjërat dhe mund të kenë ndryshuar për çiftin.


Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here