Ndryshim i papritur në Shkodër, pasi emëruan kandidatin e Tom Doshit në IKMT, sot vjen nga Tirana…



Duhej te merrte detyrën këtë fillim jave por nuk ka ndodhur kështu për 25 vjecarin Serdar Hoxha në krye të IKMT të Shkodrës.

Këtë të hënë është komanduar në krye të këtij institucioni Guri Seferi, I cili aktualisht mban edhe postin e N/Drejtorit të IKMT ne Shqipëri. Nuk dihen ende arsyet pse ka ndodhur një situatë e tillë në IKMT e Shkodres.

Një javë më parë, u largua nga ky pozicion Ilir Niklekaj, i cili dha dorëheqjen nga ky pozicion dhe u emërua Serdar Hoxha, 25 vjecari I cili kandidoi nen siglen e PSD në zgjedhjet e 25 Prillit.

Burimet bëjnë me dije se emerimi i tij eshte shtyre per shkak te aksionit kombëtare te IKMT dhe për këtë arsye në Shkodër është sjellë numri 2 I IKMT –së të Shqipërisë për rëndesine që ka qarku i Shkodres, por edhe problematikave q e paraqet.




Share:

Author: rda

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *