Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka komunikuar pak më parë vendimin e marrë sot nga Komiteti Teknik.

Në fjalën e saj Ministrja e Shëndetësisë deklaroi se është vendosur heqja e masës 14 ditore të karantinimit për Greqinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Do mbeten në fuqi ora e kufizimit të lëvizjes 22:00-06:00 dhe grumbullimet.

Do të bëhet kërkesë Ministrisë së Arsimit për hapjen e auditoreve për Universitetet vetëm për provime dhe seminare.


Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here