Ndryshon sërish moti, ja si parashikohet fillimi i tetorit

0
48

Dita e sotme ka nisur me vranësira, të cilat kanë sjellë rrebeshe afatshkurta në territorin shqiptar.

Sipas MeteoAlb në orët e mesditës dhe në vijim pritet të kemi përmirësim të kushteve të motit. Përmirësim që do të vijojë edhe gjatë ditës së nesërme dhe në pjesën tjetër të mbetur të javës deri në ditën e premte.

Në zonat veriore pritet që gjatë ditës së premte dhe fundjavës të kenë herë pas herë vranësira dhe reshje shiu, ndërsa vija bregdetare jug perëndimore do të jetë me mot të qëndrueshëm dhe temperatura të larta për muajin.

Do të kemi një rritje graduale të lehtë të vlerave termike duke bërë që në fundjavë temperaturat të arrijnë deri në 28 gradë celsius.

Tetori do të jetë me mot të mirë dhe temperatura të ngrohta 1 deri në 2 gradë më të larta se vlerat normale, sipas MeteoAlb.

/RDA News

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here