Ndryshon sërish struktura e Provimeve të Maturës, kështu do jenë të ndërtuara pyetjet

Edhe këtë vit do ketë ndryshime në hartimin e provimeve të Maturës Shtetërorë, që do të nisin në 3 qershor e do përfundojnë më 15 qershor me 4 ditë diferencë mes tyre. “Top Channel” raporton se ndryshe nga një vit më parë, provimet këtë vit do jenë të ndërtuara edhe me pyetje me alternativa edhe me zhvillim. Sakaq, hartuesit e provimeve kanë bërë me dije se provimet nuk do përmbajnë pyetje rreth kohës kur mësimi është zhvilluar online. Pikët totale janë 60 dhe maturantëve iu duhet të marrin 15 pikë për notën kaluese.

Datat e provimeve
Gjuhë e huaj – 3 qershor 2021
Gjuhë shqipe dhe letërsi – 7 qershor 2021
Matematikë – 11 qershor 2021
Provim më zgjedhje – 15 qershor 2021

Më herët, Ministria e Arsimit Evis Kushi deklaroi se provimet do të jenë të ndara në tre nivele vështirësie. Për të marrë një notë kaluese duhet të kesh siguruar më shumë se 25% të 60 pikëve të testit, pra më shumë se pyetjet me alternativa, që kanë 20% të notës.

/News31

.

Share:

Author: rda

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *