Drejtoria e Doganave Shqiptare njofton se ndryshe nga sa u deklarua pak ditë më parë nga autoritetet greke, pika e kalimit kufitar në Kapshticë do të jetë e mbyllur deri në 3 Korrik. Vendimi i autoriteteve të vendit fqinj argumentohet me situatën e pandemisë. Ndërkohë që dogana e Kakavijës vijon punën normalisht për të gjithë qytetarët dhe bizneset.

“Situata jo e mirë nga pandemia e covid 19, në shtetin fqinj Greqi, ka çuar në shtyrjen e afatit të mbylljes nga ana e palës greke të Doganës së Kristalopigi. Nisur nga njoftimi zyrtar i Autoriteteve të Policisë Greke në PKK Kristalopigi, është njoftuar shtyrja e afatit të bllokimit të Pikës së Kalimit Kufitar Kapshticë, deri në datën 3.7.2021.

Deri në këtë datë, dalja nga Shqipëria dhe hyrja drejt Greqisë nëpërmjet kësaj pike kalimi, vijon të jetë e mbyllur. Ndërsa dalja nga Greqia dhe hyrja drejt vendit tonë, do të jetë e lejuar nga ora 06:00 deri në orën 22:00, vetëm për këmbësorët dhe mjetet e tonazhit të rëndë (kamiona mallrash).

Sipas autoriteteve greke, lejohet kalimi për 400 persona në ditë, bëhet fjalë vetëm për punëtorët sezonale me leje pune nga autoritetet greke, dhe për asnjë shtetas si europian ashtu edhe shqipetar.

Mjetet si autobusa, taksi, apo çdo mjet tjetër i transportit të pasagjerëve, nuk do të lejohet të kalojnë. Për të gjithë qytetarët dhe bizneset njoftojmë se Dogana e Kakavijës vijon punën normalisht. Dogana Shqiptare do të jetë në komunikim të vazhdueshëm për të informuar publikun dhe biznesin” mbyllet njoftimi.




Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here