Në 15 Korrik të 2020-ës Olta Boka u bë nënë për herë të parë kur solli në jetë vajzën e saj të cilën ajo dhe bashkëshorti e pagëzuan me emrin Gaia. Sot në 1-vjetorin e lindjes të së voglës, këngëtarja shqiptare i ka bërë dhuratën më të bukur që mund ta mbajë me vete përgjithmonë. Ajo i ka kushtuar një këngë të cilën e ka publikuar pak momente më parë në Youtube. “Për ty zemra më thur vargje dhe shpirti më end melodi. Por sot në ditëlindjen tënde të parë s’kam fjalë, ndaj të kushtova një këngë e vogla mamit. Ta kesh përjetë dhuratë edhe kur të mos jesh më kaq e vogël. Edhe kur të kesh të voglën tënde në krahë. Edhe kur une të të shoh e buzëqeshur nga lart.Të dua Gaia! Mama jote” shkruan Olta teksa ka ndarë një foto me Gaiën para lançimit të klipit.

Kënga mban titullin e vetë vajzës “Gaia”.

.




Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here