Këtu ndodhemi në fshati Zapod të Kukësit.

Kjo është shtëpia në të cilën u lind dhe u rrit deri në moshën 6 vjeçare Bleona Mataj.

Historia e saj është e njohur gjerësisht në Shqipëri.

Për shumë vite, dera e kësaj dhome ka qëndruar e mbyllur.

Askush nuk ka dëshirë që të hyj aty, pasi ajo mbart humbjen e një fëmije.

Tashmë ajo është mbuluar nga pluhuri dhe aty nuk dëgjohen më zërat e gëzueshëm të Bleonës dhe vëllait të saj.

Kujtimet e pakta që kanë mbetur në këtë dhomë nga vajza e vogël, janë ky fustan dhe kjo fotografi.

“Ka mbetur vetëm ky fustani i Bleonës, rroba e tjera i kam shpërndarë edhe niprave të tjerë sepse sa herë vij këtu bëhem me lotë më tepër”, tregon gjyshi i Bleona Matës.

/RDA News

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here