Epidemiologu Ilir Alimehmeti ka folur sot për situatën e krijuar nga COVID pas zgjedhjeve të 25 prillit. Alimehmeti teksa ka qenë i ftuar në emisionin  “Wake Up”, tha se pasojat e mosrespektimit të masave anti-Covid do të ndihen në javën e 3-4 të majit.

“Ka një rënie reale ta rasteve dhe kjo reflektohet edhe në shtrimet në spitale. Është një pritje që të ketë një farë efekti nga zgjedhjet. Mirëpo, duhet të marrim parasysh që edhe terrenin nuk e kemi shumë të qartë.

Një pjesë e madhe e popullatës e kanë kaluar. Por, zona rurale mund të kenë një risk më të lartë duhet të presin fundin e majit për ta kuptuar vërtetë. Java e 3-4 e majit do na tregojë më qartë këtë gjë”, tha Alimehmeti.


Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here