“Ne jemi këtu për ty”, Melisa dhe Andi marrin një dhuratë nga një person i veçantë dhe i bëjnë një premtim





Melisa dhe Andi janë çifti i vetëm që ka “mbijetuar” nga “Për’puthen” rinore. Dyshja ka vërtetuar se dashuria e tyre është e vërtetë dhe e pastër, e tanimë ata bashkëjetojnë me njëri-tjetrin. Pak orë më par ë ish-konkurrentja ka publikuar një story në Instagram ku tregon se një person shumë i veçantë i ka bërë një dhuratë. Mbi një arush të madh të kuq, Melisa mban dorën e Andit mbi të njëjtin ilustrim me duart e tyre ku shkruhet: “Dashuri nuk është thjesht të gjesh dikë me të cilin mund të jetosh por dikë pa të cilin nuk mund të jetosh dhe unë të gjeta ty”.

Kjo surprizë duket se e ka mallëngjyer shumë çiftin e “Për’puthen”. “Kjo dhuratë na ka emocinuar pafund prandaj të falenderoj pafund Fitore. Por ajo letra ishte çka na mallëngjeu më shumë dhe dije se ne jemi këtu për ty dhe do të ta vërtetojmë. Aq dashuri sa na fale ti ne, më shumë do të falim ne ty”, shkruan Melisa duke mos e zbuluar identitetin e plotë të vajzës që i ka bërë dhuratën.
Më pas, ajo i bën edhe një dedikim romantik Andit: “Mendoj që po të them të dua tashmë është pak…”. /News31

.




Share:

Author: rda

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *