Zhvillimi i turizmit në Korçë ka bërë që paralelisht me të të ofrohen edhe alternativa të reja që krijojnë mundësinë për të shijuar destinacionet natyrore të zonës.

Hiking është një prej atyre sporteve që po praktikohet së fundmi e që i shton emocionet udhëtimeve në Korçë. Një grup të rinjsh të apasionuar pas natyrës prej kohesh e ndajnë eksperiencën e tyre me ata që duan të zbulojnë e shkelin shtigjet malore të kësaj zone.

Ketë herë ata e nisën itinerarin e tyre nga Devolli e udhëtuan drejt Bozdovecit e Gurit të Capit, pushuan në ajrin e pastër për tu rikthyer në Korçë pas më tepër se 8 orësh udhëtime e aventurash

Është e rëndësishme të kesh pajisjet e duhura në udhëtimet e hiking, një palë këpucë të posaçme për hiking dhe veshjen e duhur ndërsa nivelet e vështirësisë nisin nga ato për amatorët e deri tek profesionistët.

.







Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here