Në këtë jetë mëkatare, Mozzik i duhet vetëm një person dhe na e tregoi përmes një fotoje!





Mozzik dhe Loredana janë një nga çiftet më të famshëm të showbizit shqiptar, e jo vetëm. Për një kohë të gjatë dyshja qëndroi e ndarë nga njëri-tjetri, por para disa muajsh gjetën rrugën e ribashkimit, gjë që i gëzoi shumë fansat e artistëve. Reperët po përjetojnë një nga periudhat më të bukura të jetës së tyre si familje bashkë me vajzën Hana. Megjithatë, nuk ndodh shpesh që çifti të bëjnë deklarata të forta dashurie. Jo më kot, kjo e fundit e Mozzik ndaj Loredanës ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve. Ai ka ndarë në Instagram një foto të këngëtares ku shkruan:“Gjithçka që më duhet në këtë jetë mëkatare”.

Kujtojmë se dje, Loredana teksa publikoi në rrjetin social një foto të saj me bikini “çmendi” të gjithë admiruesit e dyshes me përshkrimin “Bashkëshortja e Mozzik”. Çifti publikoi një muaj më parë videoklipin e “Rosenkrieg”, një këngë që tregon gjithë historinë e tyre pas ndarjes. /News31

.




Share:

Author: rda

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *