Categories: Uncategorized

Në muajin e gjashtë të shtatzënisë/ 29- vjeçarja nga Kosova sulmohet nga qentë në rrugët e Prishtinës, e reja: Isha në prag të vdekjes


PRISHTINË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Prishtinë ku 29-vjeçaja, Besnike Beqiraj, e cila është shtatëzënë ka qenë në prag të vdekjes për shkak se u sulmua nga dhjetëra qenë  në një rrugë brenda qytetit.

Siç bëjnë me dije mediat kosovare ajo  po kthehej nga çerdhja ku kishte dërguar dy fëmijët e saj, dhe në momentin që ka arritur afër shtëpisë një tufë me qenë i janë vërsulur ku dhe e kanë kashuar në disa shumë pjesë të trupit.

Ajo është dërguar me urgjencë në QKUK ku po merr  mjekim nga doktorët. Besnikja e cila është në muajin e gjashtë të shtatzënisë, dhe në një deklaratë për emdiat ka treguar edhe se si ka ndodhur e gjitha ngjarja.

“Atëherë në ora 08:00 mëngjesit duke u kthyer prej çerdhes së fëmijëve, i kam dërguar fëmijët në çerdhe. Duke u kthyer në shtëpi, është një pjesë ku rrinë vazhdimisht qentë, sepse shtëpia është e pabanueshme, aty më kanë sulmuar thuajse 10 qenë. Më kanë sulmuar shumë, më kanë rrëzuar, nuk kam mundur të iki më tepër. Kur ka dashtë me më hupë vetëdija s’kam mundur të bëjë diçka. Jam shtatzënë në muajin e 6. S’kam pas kalimtar që kanë mundur me më ndihmu, sepse nuk më ka dëgjuar askush. Janë larguar dhe kam vrapuar shumë shpejt për të shkuar te shtëpia. Kam pasur tepër dhimbje, vetëdija ka qenë duke më humbur. Kam tepër plagë prej pjesës së barkut e teposhtë”- ka rrëfyer Besnike Beqiraj për mediat kosovare.

(a.k.dosja.al)

The post Në muajin e gjashtë të shtatzënisë/ 29- vjeçarja nga Kosova sulmohet nga qentë në rrugët e Prishtinës, e reja: Isha në prag të vdekjes appeared first on Dosja AL.

rdadmin

Recent Posts

Surprizë/ Almeda Abazi dhe Tolgahan do të bëhen prindër për herë të dytë

Almeda Abazi është komentuar gjithmonë për thjeshtësinë e saj, jo vetëm në mediat shqiptare, por…

4 days ago

“Ndërsa shtrëngoja fëmijën tim të parë, humba të dytin”/ Meghan Markle zbulon çfarë i ndodhi në korrik

Dukesha e Sussex, Meghan Markle ka zbuluar se ka humbur një foshnjë në muajin korrik.…

4 days ago

Humbi dy vëllezërit nga Covid-19, pedagogu: Nuk prisnim që kolla t’i merrte jetën, u bllokua informacioni!

Afrim Osmani është pedagogu shqiptar, i cili humbi brenda pak orësh dy vëllezërit e tij.…

4 days ago

“Oj lavire, kam me…”/ Djali i deputetit shqiptar që kërcënonte të dashurën e të atit, merr postin e rëndësishëm

Flakron Shala, djali i deputetit Haxhi Shala, i cili është emëruar Konsull i Përgjithshëm në…

4 days ago

I prekur nga Covid-19, trajneri i Kukësit dërgohet me urgjencë në Turqi

Trajneri i Kukësit, Skënder Gega është dërguar me urgjencë në Turqi për kurim të specializuar…

4 days ago

Nuk ndalet koronavirusi, humb jetën një tjetër mjek

DIBER Një tjetër mjek nuk ka mundur ta fitojë betejën me COVID-19. Ka ndërruar jetë…

4 days ago