Kandidati për deputet i PD në qarkun e Lezhës, Mark Marku ka komentuar mbrëmjen e sotme çështjen e shitblerjes së votave.

Ai tha se këtë herë janë blerë vota përmes legalizimit të shtëpive, ku shtoi se ka emra të personave, të cilët sipas tij kanë shpërndarë para kundrejt votës.

Profesori u shpreh se PD disponon emra të personave që kanë blerë vota.

“Zgjedhjet shkuan të qeta sepse shitblerja nuk bën zhurmë. Janë blerë vota përmes legalizimit të shtëpive. Ne kemi emra të shpërndarësve të parave. I kanë pasë me thasë paratë. Diku në një fshat ka shkuar një grup dhe u kanë thënë banorëve që do u jepnin 50 mijë lekë për votën, pastaj ka shkuar grupi tjetër ka dhënë 100, pas tyre grupi tjetër ka ofruar 200 mijë lekë”, tha Marku.


Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here