Në një lidhje të re pas ndarjes nga Donald Veshaj? Flet Bora Zemani





Bora Zemani ishte e ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Top Arena”, ku mes të tjerash foli dhe për jetën private. Pas ndarjes nga Donaldi duket se Bora është fokusuar te i biri dhe puna, por sigurisht nuk i përjashton mundësitë që në të ardhmen të ketë dhe dikë tjetër në krahë.

“Jeta jote private do jetë vetëm mes teje dhe Arborit apo do të këtë edhe një partner në të ardhmen?”, e pyeti Antonela. “Po tani unë dhe Arbori jemi mirë bashkë, por erdhi dhe ndonjë gjë tjetër, nuk ka problem. Por nuk është se jemi fokusuar atje”, u përgjigj Bora.

Disa muaj më parë dyshja u vendos në qendër të mediave rozë pas ndarjes së tyre. Fillimisht kjo gjë u vu re në rrjetet e tyre sociale, ku Bora dhe Donaldi nuk e ndjeknin më njëri-tjetrin në Instagram dhe fshinë fotografitë që kishin bashkë. Më pas, u raportua se ata i kanë dhënë fund bashkëjetesës disamujore në Tiranë dhe ka qenë Donaldi ai që ka marrë valixhet dhe është larguar nga shtëpia ku jetonin. Shkak për këtë është bërë xhelozia. Megjithatë asnjëri prej tyre nuk ka treguar se çfarë ka ndodhur realisht.

/News31

.




Share:

Author: rda

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *