“Nëna duhet ta kuptonte 15 vjeçaren, s’ka qenë e vëmendshme”

Debat mes pedagoges Iris Luarasi dhe pastorit Akil Pano. Të ftuar në emisionin “Open”, të dy janë përplasur lidhur me rastin 15-vjeçares në Mirditë.

Pastori ka ngritur pyetje sesi prindërit e të miturës nuk e kishin kuptuar çfarë po u ndodhte të bijës, gjë që është kundërshtuar nga Luarasi.

PJESË NGA DEBATI:

Pastor Pano: Kjo vajzë vjen nga një familje e varfër, ku e gjeti? Kush është ky njeriu që të përndjek? Një mama e vëmendshme, një baba i vëmendshëm…

Iris Luarasi: Është gabim i madh intelektual. Nuk ka faj mamaja që nuk ia ka parë celularin që e ka fshehur me mjeshëri vajza. 15-vjeçaret e sotme janë vajza inteligjente.

Pastor Pano: Nëse do ishte inteligjente nuk do ishte bërë vikt imë

Iris Luarasi: Tani e ka fajin vajza?

Pastor Pano: Prindërit kanë qenë distantë.

Iris Luarasi: Kjo që po thoni ju është të jetoni në mes të Bllokut. Ajo që ndodh me realitetin shqiptar është ndryshe. Biseda është shumë e thjeshtë, ajo që ndodh në fshat nuk është ajo që keni në mendje ju. QË prindërit iu shpjegojnë fëmijëve edukimin seksual. Përkundrazi janë dy njerëz të mjerë që iu del kurrizi dhe vetë nuk e kanë mënyrën sesi t’ja shpjegojnë fëmijës. Le të ulemi me këmbë në tokë dhe të flasim për realitetin e familjeve shqiptare sepse kanë turp të thonë fjalën vaginë e penis. Vajza e ka fshuhur por kjo nuk bën me faj vajzën dhe as prindërit e saj.

Pastor Pano: Nëse do të ishin të vëmendshëm. Ju thatë se nuk kanë kohë.

Iris Luarasi: Ky është realiteti mo.

Pastor Pano: Si është e mundur që prindërit mos të kuptonin frikën dhe shantazhin? Këto kri me të fshehura për 5 muaj, si është e mundur që e fshehu?

Iris Luarasi: Ua ku jetoni ju? Në qendrën Rockfeller apo në Shqipëri. Në mënyrë më normale të mundshme.

Share:

Author: rda

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *