Nenes nga Dibra i hoqen tre or.gane pas lindjes, shkarkohet nga detyra drejtori spitalit

0
742

Drejtori i spitalit të Strugës, Muhamed Asani, është shkarkuar nga posti, deklaroi Ministri Filipçe, në një konferencë për shtyp.

“Unë mora një vendim për të formuar një komision të ri. Drejtori aktual i spitalit në Strugë, Muhamed Asani, do të pushohet nga puna. Një drejtor i ri do të emërohet në periudhën e ardhshme”, tha Filipçe.

Ministri theksoi se ka marrë edhe vendim për të formuar komisionin e ri për rastin e nënës nga Dibra, të cilës, pas li.ndjes, tre or.gane të shën.dëtshëm i janë hequr.

“Dje mora vendim për të formuar një komision të ri. Kjo është një mundësi ligjore që ka Ministria e Shëndetësisë. Komisioni i parë u krijua gjithashtu me kërkesë të MSH-së, por atëherë përmes Dhomës Mjekësore, por duke i pasur parasysh disa ndërhyrjet dhe kërkesat që kishte së pari nga familja e nënës, pastaj nga disa institucione, të tilla si Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut, mora vendim për të formuar komision tjetër, i cili do të drejtohet nga drejtorët e Klinikave të Urologjisë, KARIL, gjinekologji, drejtoreshës së Inspektoratit Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor dhe të cilët do të duhet të bëjnë analizë të rastit”, tha Filipçe.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here