Nesër dita më e nxehtë, meteorologia tregon se si do të jetë moti kësaj jave

Vendi ynë do të përfshihet nga kushte të qëndrueshme atmosferike dhe luhatje temperatuarsh për këtë javë. Drejtuesja e Zyrës Operacionale pranë MeteoAlb, Lajda Porja, në një prononcim për Abcneës ka treguar se dita e nesërme do të jetë edhe më e nxjehta e javës, ku temperaturat pritet të shkojnë deri në 34 gradë.

Sipas Porjas, nga e mërkura deri në fundjavë, temperaturat do pësojnë rënie të lehtë dhe graduale, dukena risjellë vlerat tipike të stinës së pranverës. Vranësirat do të të pranishme në zonat lindore duke rrezikuar shira të dobët.

“Kjo javë ka nisur në kushtet e qëndrueshme atmosferike duke bërë që i gjithë territori shqiptar të jetë me mot të kthjellët. Vranësirat do të jenë të pranishme, por kryesisht në orët e pasdites. Parashikohet që moti i kthjellët të na shoqërojë pothuajse gjatë gjithë javës. Vranësirat më të dukshme do të jenë në zonat lindore duke rrezikuar shira të dobët.

Për sa i përket vlerave termike sot edhe nesër mbetemi nën ndikimin e masave ajrore me origjinë afrikane duke bërë që moti i kthjellët dhe temperaturat e larta të jenë prezente. Dita e martë do të jetë më e nxehta e javës, duke bërë që maksimalja në rang territori të shënohet edhe 34 gradë. Qytetet më të nxehta pritet që të jenë Elbasani, Gjirokastra dhe Kuçova. Ndërkohë edhe zonat e ulëta dhe kryeqyteti pritet që të jenë në vlerën 32 gradë.

Duke filluar nga e mërkura deri në fundjavë do të kemi ulje të lehtë dhe graduale të temperaturave duke na risjellë vlerat tipike të stinës së pranverës. Parashikohet që maksimalja gjatë javës duke filluar nga e mërkura pritet që të jetë jo më shumë se 27 gradë në zonat e ulëta.

Reshjet do të jenë shumë pak të pranishme në zonat verilindore. Fundjava do të jetë kryesisht e qëndrueshme . gjatë kësaj jave nga e mërkurë do të kemi forcim të ndjeshëm të parametrit të erës duke bërë që edhe fundjava të jetë kryesisht me erë të fortë në zonat bregdetare duke sjellë det të trazuar,” u shpreh Porja.

Share:

Author: rda

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *