Nesër rishikohen masat, por Brataj ka një lajm jo të mirë

Shefi i urgjencës Skënder Brataj tha në Open se është ende herët për të hequr të gjitha masat kundër pandemisë.

Ai tha se pandemia nuk ka mbaruar akoma, prandaj duhet bërë kujdes.

Brataj: Po mbaron është fjalë e madhe, është një fenomen botëror dhe në botë është ndryshe nga ne këtu por indikatorët i kemi për lirim masash.

Tani mbasi hap masat njerëzit duke qenë të lodhur i respektojnë më pa, kujdesi s’është vetëm me fjalë. Problemi është që në momentin që ben vaksinim masiv duhet të qarkullojë pak virusi, bilanc që do kujdes.

Me 7 spitale covid, e menaxhueshme sitiata, i kemi gjërat në gatishmëri për një verë të qetë. Situata është pozitive, do ketë lirim masash besoj, por jo që të do hiqen të gjitha se do ishte fatale.

Unë do filloja me maskën jashtë që ta heqim, sidomos nga temperaturat. Për të hequr orën policore s’jam dakord ta hiqet, se e kemi parë cka ndodh më parë.

Share:

Author: rda

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *