Rudina Dembacaj është një nga moderatoret më të dashura për publikun shqiptar, e cila falë natyrës së saj pa komplekse ka fituar edhe admirimin e teleshikuesve. 33 vjeçarja është treguar gjithashtu e hapur për jetën e saj private. Një nga aspektet personale më të komentuara të Rudinës ka qenë marrëdhënia e saj me Mark Frrokun.

Së fundmi, Rudina ka zhvilluar një bashkëbisedim me ndjekësit në Instagram, ku njëri prej tyre e ka pyetur troç: “Nga 1-10 sa je penduar që je martuar me Markun?”.

Prezantuesja nuk ja ka kursyer përgjigjen plot sinqeritet: “Motër kur të kem ndonjë pendesë, do kem gjetur burrin e radhës. Falë zotit nuk jam penduar asnjë moment”.

Për ata që kishin dyshime, Rudina vërtetoi edhe njëherë që është shumë e lumtur në krahët e Markut! /News31

.

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here