Nga kjo datë, pasaporta e Covid-19 bëhet e detyrueshme në Itali për vendet publike





Nga data 6 gusht të gjithë qytetarët mbi 12 vjeç në Itali mund të hyjnë në vende publike vetëm duke paraqitur pasaportën e Covid-19. Në listë përfshihen restorantet, kinematë, teatrot, pishinat, palestrat, panairet, festivalet, konferencat, parqet e argëtimit, sallat e lojërave dhe pjesëmarrjet në gara. Në restorante do të jetë e nevojshme të paraqitet “karta e gjelbër” si për klientët ashtu edhe për punëtorët. Këtë parashikon dekreti i miratuar nga Këshilli i Ministrave këtë të enjte i shpallur nga kryeministri Mario Draghi si pasojë e rritjeve të infektimeve.

Për personat e vaksinuar plotësisht, pasaporta e Covid-19 do të jetë e vlefshme 14 ditë pas dozës së dytë dhe ka afat për 9 muaj. I vlefshëm do të jetë edhe një test negativ i Covid-19 i kryer në 48 orët e fundit, apo për ata që e kanë kaluar virusin.

Italia regjistroi të enjten plot 5,057 raste të reja me koronavirus, kryesisht të nxitura nga varianti Delta, krahasuar me 4,259 një ditë më parë. Ndërkohë kishte 15 vdekje të tjera të lidhura me Covid-19, duke e çuar totalin në 127.920, numrin më të lartë të vdekjeve në Evropë pas Mbretërisë së Bashkuar. /News31

.




Share:

Author: rda

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *