Vedat Ademi ishte sot i ftuar në “Pushime On Top” ku zbuloi shumë të reja në lidhje me karrierën e tij. Artisti i njohur tregoi se do të bëjë një koncert recital, e përveç tij po planifikon diçka tjetër më të madhe. “Dua që të bëj një koncert recital. Përveçse një recital dua të bëj dhe diçka tjetër që ndoshta do jetë pak më e madhe sesa aq, që ka të bëjë me mua, me karrierën time ndoshta dhe me jetën time në muzikë. Do të përfshijë sigurisht edhe familjen time e gjithë gjërat që unë kam kaluar në muzikë. Shpresoj që koncerti recital të realizohet. Janë shumë njerëz që vazhdimisht më shkruajnë dhe duan diçka nga unë. Edhe mua personalisht më mungon shumë publiku i Tiranës”, u shpreh ai.

Më pas këngëtari bëri të ditur edhe një lajm. Në muajin gusht, ai do të sjellë një bashkëpunim me një artiste të re. “Është një bashkëpunim që po punoj unë me një vajzë të re dhe të talentuar, Redina Trieshi. Ka zë të veçantë. Është këngë verore, e kësaj natyre pak a shumë që kam nxjerr deri tani”, tha Vedati. /News31

.




Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here