A do publikohet fakti, që në makinën e 3 “garipave” u gjetën 7000 Euro e sende kriminale?/ Ministri Çuçi, nuk foli fare sepse është për relaks familjar në malin e Çajupit; kryepolici Ardi Veliu ka shkuar për plazh te resorti i ri i oligarkut Milo Gjikuria në Dhërmi, ndërsa zv/drejtori Dervishaj doli dhe foli sikur është “Dervish Teqeje” dhe do të bënte “adetin” me një ngushëllim, por nuk tha asnjë fjalë se përse nuk ka asnjë ndëshkim për “të fortët” që pilotojnë e policët që i lejojnë.

Ditën e shtunë u përcollën për në banesën e fundit, çifti Gushi dhe 2 fëmijët e tyre nga Patosi; të vra.re në hyrje të Vlorës, pas përplasjes prej makinës luksoze “Audi”; jo aksidentalisht, por sepse drejtuesi i saj, djali i një biznesmeni e ngiste makinën me shpejtësi afro 200 km në orë.

Për ngjarjen e rëndë, është hartuar një raport paraprak konfidencial nga ekspertët e Policisë së Shtetit, me të dhëna nga kamerat policore e ato ambientale, ku mes të tjerash është konstatuar dhe një abuzim ligjor prej policisë rrugore, që duhet hetuar nga SHÇBA.

Fakti është ky: Nga Lapraka, deri 10 km para vendit të ngjarjes te “Kripa” në Vlorë; makina e drejtuar nga 22-vjeçari Igli Bashkim Madani, ka kaluar me shpejtësi “piloti” në 22 postblloqe e 10 pika Radari policor.

Por në asnjë prej tyre, djalit të bosit nuk i është bërë shenjë të ndalonte, apo të njoftoheshin sallat operative të komisariateve, që të ndiqej deri në ndalim, veprim që do ta kishte evituar tragjedinë.

Ecje me shpejtësi, me xhirim gomash, dalje nga makinat lukzose me këmbë e krahë të hapur, vështrimet si të fortë dhe kërcënime prej këtyre “lëtyrave” shikon përditë në mes të Bllokut, para shkollave e universiteteve, në mes të qyteteve, madje mes plazheve e para komisariateve.

Por policia nuk vepron, ndërsa qytetarët që reagojnë kërcënohen prej “garipave” me makina luksi; ata që dëmtohen lihen në rrugë, ndërsa ata që denoncojnë sillen vërdallë, ose nuk përfillen.

Policia e di cilët janë, u di emrat e targat, llojet dhe ngjyrat e makinave që ndërrojnë përditë dhe di se “pjella” cilëve deputetë, ministra, bosë biznesesh, kriminelësh e trafikantësh janë; sikurse dinë se me çfarë merren e ku i kanë “strofkullat” e punëve të pista.

Para tre ditësh në ish-Bllok, një makinë luksi xhiroi gomat e kaloi me shpejtësi para skuadrës policore; ndërsa ata e nderuan sikur kaloi eskorta e kryeministrit apo e Ministrit të Brendshëm.

Heshtën, sepse patën frikë nga fyerjet e pse jo dhe nga grushtat, siç ka ndodhur shpesh; pasi “trimi” ishte një nga fëmijët atyre që kanë në dorë pushtetin, politikën, policinë, drejtësinë dhe ekonominë; të cilët kanë fuqi të heqin nga puna jo një polic, por dhe kryepolicin Ardi Veliu.

Edhe 4 fakte nga djem “bosësh”, që me makina luksi e nën efekt “mielli”, kanë vra.re dhe policë në post-blloqe rrugore.

Në shtator 2016, vetëm 3 ditë pas mbarimit të dënimit për ak.sident rrugor, Arnold Kola, djali i ish-deputetit të PS, Ndue Kola që ka PPP Milot-Balldren; në gjendje të dehur e me 150 km/orë,  vr.au 1 polic në Postbllokun-Kamëz, por u dënua minimalisht sepse ishte student me nota të mira.
Një 27-vjeçare të vdekur e 3 të pla.gosur, la djali i Gramoz Ruçit më 20 nëntor 2011 te ‘Rruga e Elbasanit’, pasi ecte me shpejtësi me makinën e Kuvendit e nën efekt kokaine, por u la i lirë.
Më 14 janar 2021, në kryqëzimin e RTSH, Stiveljan Dashi 19 vjeç, nip i drejtorit të OFL, Arben Dashi, pla.gosi 2 qytetarë, pasi ecte shpejtësi 150 km/orë. Fillimisht ngjarja u fsheh e pastaj u “harrua”, paçka se kishte dhe 8 gjoba për shpejtësi “piloti” në lagjet e Tiranës.
Më 10 qershor 2021, në zonën “Kinostudio”, 19 vjeçari Jehon Breçani, djali i ish-zv/Drejtorit të Policisë së Shtetit, Erzen Breçani, dhe oligark i 50% të tenderave “Polici Private”; goditi me makinë një vajzë 24-vjeçare, të cilës iu pre njëra këmbë.

Kjo histori vazhdon, sepse “garipat” me makina sheikësh, me tatuazhe e varëse floriri të trasha sa një litar dhe me kuleta mijëra Euro; janë fëmijë politikanësh, ministrash, deputetësh, shefash policie, doganash, trafikantësh dhe biznesmenësh të lidhur me kupolën e pushtetit./Pamfleti



Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here