Nga marrëdhënia me Jonin te zënkat në çift- Eduart Grishaj i tha të gjitha në intervistën përballë Arbanës





Ndonëse Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj janë bashkë në punë dhe jashtë saj, deri tani nuk i kemi parë në asnjë intervistë së bashku. Të gjithë ndjekësit e tyre janë kuriozë të shohin Arbanën duke intervistuar regjisorin dhe shijen e një interviste ata ua kanë dhuruar pak a shumë mbrëmjen e djeshme, nëpërmjet “Ask me a question” në Instagram. Moderatorja i ka ftuar ndjekësit e saj t’i bëjnë pyetje Eduartit, i cili na ka zbuluar disa detaje mjaft interesante rreth familjes së tyre.

I pyetur se cila është gjëja e preferuar tek Arbana, ai u përgjigj duke thënë se s’mjaftojnë 15 sekondat e story-t për t’i thënë. E po ashtu, edhe gjërat që e nervozojnë te Arbana ishin shumë saqë nuk mjaftonin 15 sekonda. Ai tha se të jetosh me Arbanën është më e bukur seç duket. Ndërsa i pyetur se kush mban më shumë inat kur zihen të dy pohuan që ai.

“Si e thërret Joni Edin?”- është një nga pyetjet, përgjigjen e të cilës ai nuk ngurroi ta jepte dhe është pikërisht “Edush”. I pyetur se si është ndjerë kur është bërë baba, Eduarti u vendos në vështirësi, teksa Arbana fokuspi emocionet në sytë e tij. Më tej, Edi tregoi se Dielli i ngjan komplet atij.

/News31

.




Share:

Author: rda

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *