Eni Koçi dhe Genc Prelvukaj janë një nga çiftet më të dashur të showbizt shqiptar. Sëfundmi dyshja festoi ditëlindjet e tyre dhe në rrjete sociale nuk kishin si të mungonin urimet romantike për njëri-tjetrin. Sot këngëtarja 25-vjeçare ka zhvilluar një bisedë virtuale me ndjekësit në Instagram ku ka treguar shumë për lidhjen ne partnerin e saj. Si fillim ajo ka treguar si janë njohur dhe na besoni që nuk do ju kishte shkuar në mendje se çfarë opinioni kishte Eni për të. “Me Gencin jemi njohur në një turne në Amerikë. Të them të drejtën në fillim më është dukur shumë mendjemadh dhe i thashë Gretës ‘obobo si do e shtyjmë në turne, ky as muhabet s’do na bëj’ dhe përgjigja e Gretës ishte: ‘Eha sa e vret mendjen, sikur do bëjmë krushqi me të’. Përfundimin e dini besoj”, është shprehur artistja

Më pas ka folur për diferencën e moshës mes tyre ku thekson se pjekuria e mashkullit sjell qetësinë dhe lumturinë e femrës.

“Pika e parë jeto për veten tënde dhe bëj atë që ta ndjen zemra se goja e njerëzve nuk mbyllet kurrë. Një jetë kemi dhe çdo njeri duhet ta jetojë ashtu siç ja do zemra. Në rastin tim , diferencën time me Gencin nuk e konsideroj tabu dhe as të tepruar. Por edhe nëse do ishte, është çështja jonë dhe jo e njerëzve. Personalisht e gjykoj që pjekuria e mashkullit sjell edhe qetësinë dhe lumturinë e femrës”, shkruan Eni.

Ndërkohë për marrëdhënien me djalin e Gencit ajo shprehet: “Kam raporte fantastike. Pavarësisht të kaluarës, fëmija është bekim. Jeta është shumë e shkurtër, dhuroni vetëm dashuri, nëse e doni partnerin tuaj, do e pranoni dhe do e doni të gjithë familjen e tij pa përjashtim”.

Ndërsa përsa i përket dasmës, duket se Enit nuk i duket ide shumë e mirë. “Jam menduar shumë për këtë pjesë dhe mendoj që dasma për nusen dhe dhëndrin është një lodhje e paparë. Kështu që nuk jam shumë për dasmë”, thotë ajo. /News31

.




Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here