Nga “Përputhen” te “Me zemër të hapur” ish-konkurrenti i rrëfen të gjitha!

0
343

 

Ai është një djalë me origjinë nga Hasi, 29-vjeç, i cili paraqet mjaft mirë tiparet dhe karakterin e nje qytetari, që traditë ka bujarinë dhe fisnikrinë.

Ky është Erjon Geca, i rritur mes dashurisë dhe përkujdesjes prindërore të cilët janë kujdesur me të njëjtën dashuri edhe për djalin tjetër, vëllain e Erjonit.






Jeta e tij ka udhëtuar mes çasteve poZitive dhe ato negative, por shpirti i tij luftarak, ka përballuar gjithçka me sukses.

Erjoni rrëfeu gjatë bisedës me stafin, se ka pasur momente që kanë lënë gjurmë negative në jetën e tij, aq sa edhe vet Erjoni ligështohet kur i kujton. Ishte viti 2018 kur Erjoni do të merrte një sinjal për alarm në punën ku ai edhe punonte. Ai niset me shpejtësi duke udhëtuarme motorrin që përdorte për punë dhe rrugës do të pësonte aksident.






Një automjet i cili hynë gabimisht në rrugë do ta përplaste Erjonin duke i shkaktuar fraktura të rënda në gjymtyrë dhe krah. Por mes rrëfimeve me nostalgji gjendet dhe një moment i paharrueshëm që Erjoni e ruan si ditën më të lumtur të jetës, ajo e të bërit xhaxha për here të pare.

Mes një ekperience si security brenda dhe jashtë Shqipërisë, Erjoni së fundmi u bë pjesë e një programi dashurie, i cili hyri brenda tij me qëllimin për të ndërtuar një marrdhenie dashurore.

Pikërisht këtu lindin dhe pyetjet më të mëdha, se çfarë e detyroi një djalë si Erjonin të bëhej pjesë e një programi dashurie dhe pse pikërisht mendonte se jeta e tij do të ndryshonte pasi të kishte gjetur pjesën tjetër të zemrës, vajzën e ëndrrave.






Në studion e emisionit “Me Zemer te Hapur” të gazetares Evis Ahmeti, ishte pjesë e studios ditën e sotme Erion Geca, djali që rrëmbeu zemrat e publikut me pjesmarrjen e tij në formatin e dashurisë.

“Unë kam pasur një lidhje të mëparshme e cila nuk zgjati shumë. Unë kam pasur edhe një tatuazh për atë femër, por që tashmë nuk e kam më. Njerëzit më të afërm dhe më të ngushtë janë vëllai dhe nëna ime. Jemi dy vllezër, madje vëllai ka qenë shtysa më e madhe që unë të hyja në atë format dashurie të madhe, por që nuk rezultoi ashtu real si edhe e mendoja unë”.

“Gjatë kohës që kisha një takim me njërën prej konkurenteve ajo shprehu pëlqim për mua, por pas disa ditësh ajo tha se nuk mund të zëvendësoj tatuazhet e askujt”.

Ndërsa nëna e tij Violeta, shprehet: “Erjoni hyri aty edhe për të gjetur dashurinë e jetës dhe për tu bërē i famshëm, por Erjoni fjalën po e ka po dhe fjalën jo e ka jo. Dikush aty brenda ishte një femër që më pëlqente reagimi i saj i drejtë, ishte Shqipe Hysenaj. Erjonit i uroj fat e sukses sepse ai ka treguar vlerat ashtu siç është me këmbë në tokë”.






LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here