Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur në Spiten, Lezhë, ku dy persona vodhën me dhunë në banesën e një çifti bashkëshortësh.

Identifikohet dhe shpallet në kërkim njëri prej autorëve.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë, falë veprimeve të shpejta hetimore dhe punës intensive për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes së ndodhur gjatë orëve të para të datës 24.05.2021, në Spiten, Lezhë, ku 2 shtetas i vodhën me dhunë një sasi lekësh dhe 2 aparate celularë shtetasve Gj. D., 57 vjeç dhe V. D., 47 vjeçe, bënë të mundur identifikimin dhe shpalljen në kërkim të njërit prej autorëve të dyshuar, shtetasi P. D.,23 vjeç, banues në Spiten, Lezhë.

Nga ana e Policisë vijon puna ndalimin e 23-vjeçarit P. D. dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit tjetër të dyshuar si i implikuar në këtë ngjarje, me qëllim vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprën penale “Vjedhja me dhunë” kryer në bashkëpunim.

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here