Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Kosovë. Sikurse njofton Policia, një person ka detyruar mamanë e tij të hipë në taxi dhe të niset për në Serbi. Bëhet me dije se personi ka probleme të shëndetit mendor.

Rasti ka ndodhur mëngjesin e të mërkurës në fshatin Restelicë të Dragashit.

“Viktima femër kosovare, ka raportuar se djali i saj i dyshuari mashkull kosovar (me probleme psikike), me forcë e ka detyruar të futet në një veturë taksi, me qëllim për të vazhduar për në Serbi”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Palët janë ndaluar janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është hospitalizuar në repartin e psikiatrisë në Prizren për tretman të mëtutjeshëm.


Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here