Ngjarje e rëndë brenda në tunelin Tiranë-Elbasan, ja çfarë ndodhi

Një makinë ka shpërthyer në flakë në dalje të tunelit Tiranë-Elbasan, fatmirësisht pa pasoja në njerëz.

Drejtuesi i mjetit ka arritur që të dalë në kohë nga makina, sapo ka vënë re praninë e flakëve, ndërkohë që në vendin e ngjarjes ka mbërritur zjarrfikësja dhe punonjësit e policisë.

Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet, e megjithatë hetimet për rastin janë duke vijuar.

Djegia e mjetit ka shkaktuar radhë në dalje të tunelit Tiranë-Elbasan, dhe nga policia po punohet për menaxhimin e trafikut.

Share:

Author: rda

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *