Persona ende të paidentifikuar kanë sulmuar me lëndë ndezëze bisneset e bashkëshortes së Zëvendësministrit të Mbrojtjes Civile në Greqi, Nikos Hardalias.

Ngjarja ndodhi në orët e para të së dielës pak pas orës 01:30, në dy lokacione në zonën “Bajron”.

Zjarri i parë shpërtheu jashtë një palestre, në rrugën ”Formionos 245″ dhe i dyti jashtë një dyqani rrobash. Sipas informacioneve, kompanitë i përkasin gruas së Zëvendës Ministrit të Mbrojtjes Civile, Nikos Hardalias.

Shpërthimet dëmtuan dritaret dhe hyrjen e bizneseve, ndërkohë që u desh ndërhyrja e zjarrfikësve për të bërë të mundur neutralizimin e flakëve.

Policia procedoi  5 të dyshuar nga zona “Bajron” afër vendit ku ndodhën sulmet dhe deri në orët e para të mëngjesit, njerëzit u ndaluan dhe u kontrolluan. Incidenti po hetohet nga Shërbimi Kundër Terrorizmit.

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here